MENU
klinika

12 receta bimore

Parandaloni sëmundjet e zemrës me 2 kokrra molle në ditë!

01.02.2019 - 15:00

Sëmundjet e zemrës janë të shumta dhe të ndryshme. Disa prej tyre i shkaktojnë të sëmurit jo vetëm vuajtje të shumta, por edhe vdekjen.

Diagnoza e sëmundjes mund të vihet vetëm nëpërmjet mjekut specialist. Specialisti amerikan Dr. Andel Eis thotë: “Të konsumosh 2 kokrra mollë në ditë, do të thotë të pengosh gëlqerosjen e enëve të gjakut, sepse aciditeti i mollës ul nivelin e kolesterinës në gjak, duke penguar edhe infarktin e miokardit”.

Disa sëmundje të zemrës shoqërohen me ënjtje të këmbëve, të barkut dhe të mëlçisë, ndryshime në funksionin e veshkave, rritjen e presionit arterial etj.

– Jo pa qëllim molla quhet edhe “fruti i artë”, sepse ajo jo vetëm shëron sëmundjet e gjakut, por edhe uljen e tensionit të lartë të tij, për arterisklerozën, për sëmundjet vaskulare etj.

Sipas shumë kardiologëve molla ka veprim të dyfishtë: e para çliron nga yndyrnat: e dyta, forcon arteriet e trupit. Molla është një frut i pazëvendësueshëm dhe i pasur me vitamina A,B,C. Përmban kripëra minerale, kalium, kalcium, silicium, magnez, hekur, dhe acid fosforik.

– Për zemrën e sëmurë dhe tensionin e lartë të gjakut është mirë të konsumoni nga 1-2 gr në ditë vaj peshku i koncentruar, sepse në masën 50% eleminon infarktin e miokardit, trompozën dhe ul tensionin e lartë të gjakut, sepse përmban omega 3, acide të pangopura, që nuk zëvendësohen nëpërmjet ushqimeve të përditshme.

– Merrni 1 dorë të plotë të rozmarinës së thatë ose të njomë dhe grimcoheni shumë. Pjesa e therrmuar futet në një shishe 1 litërshe, me 1 litër verë të bardhë. Shishja qendron mbuluar 24h. pastaj lëngu kullohet dhe pihet 1 lugë kafeje 2 herë në ditë pas ushqimit, në drekë dhe në darkë.

– 2 lugë nga bima e valerianës së grimcuar, mbulohen me 400 ml ujë të ftohtë. Ena mbulohet me kapak dhe lihet tërë natën që të ekstratohet. Në mëngjes çaji valohet 3 min në enë të mbuluar. Ftohet dhe kullohet.

Çaji pihet disa herë në ditë nga 1 gotë, e ëmbëlsuar me pak mjaltë. Nuk duhet pirë menjëherë e tërë gota, por me 3-4 gllënka, ashtu siç pihet çaji i zakonshëm.

– Leunuri i zemrës. Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes hedhim 25-30 lugë gjelle me këtë bimë të thatë dhe të grimcuar. E lëmë 1 orë në qetësi, pastaj e kullojmë. E shtrydhim dhe pihet 1 filxhan çaji 1 herë në ditë.

– Murrizi (lulet dhe frutat). 20 gr lule ose fruta të grimcuara hidhen në një shishe ku shtohen 100 gr alkool. E lëmë për 10 ditë dhe e kullojmë. Pihet 3 herë në ditë 20-25 pika me pak ujë.

– Lëngu i 3 kokrrave limoni hidhet në një shishe dhe i shtohet 1 lugë kafeje me kripë të hollë gjelle. Tundet derisa të shkumëzohet dhe pihet 1 lugë gjelle çdo orë.

– Hudhra. Merrni 200 gr hudhra të cilat pastrohen, copëtohen dhe hidhen në një litër alkool 60 gradë. E lëmë 10 ditë duke e tundur herë pas here. Pas 10 ditësh e kullojmë, e hedhim në një shishe me tapë. Përdoret 3 herë në ditë nga 20-30 pika.

– Në raste ataku të fortë të zemrës, pihet 1 gotë ujë me shumë sheqer, e përzier me pak lëng limoni, ndërkohë gjoksi i laget me ujë të ftohtë.

– Merrni 4-5 lugë gjelle me lule të kulumbrisë. Hidhen në 1 litër raki rrushi të fortë dhe të mirë. Shishja e mbyllur lihet në vend të ngrohtë, në hije për 1 ditë. Lëngu i kulluar pihet 3-4 herë në ditë, nga 1 filxhan para buke.

– 5 lugë gjelle me gjethe dhe rrënjë majdanozi, hidhen në 1 litër ujë dhe valohet për 8-10 min, pastaj kullohet. Pijet 1 filxhan3 herë në ditë para buke.

– Vjeshtulla është një bimë e shquar mjekësore, që vlen për shumë sëmundje, kryesisht për tensionin dhe zemrën. Merrni 1 lugë gjelle me bimë të thara, zihet me 1 gotë ujë, për 10-15 min, pastaj zihet 2 herë gjysmë gotë ujë para buke.