MENU
klinika

Nuk harron

Pas 12 vjetësh, Pitt i kërkon falje për ndarjen Aniston

20.02.2019 - 23:28

Të gjithë u habitën kur mësuan se Brad Pitt ishte i pranishëm në festën e ditëlindjes së Jennifer Aniston. E gjithë historia e tyre që daton në vitin 2000 është shumë e vështirë për t’u lënë pas, sidomos nga fansat e zjarrtë të tyre që kanë vite që i ndjekin dhe i mbështesin.

Gjatë festës së ditëlindjes së aktores, ata janë përballur dhe Pitt i ka kërkuar më në fund falje 50-vjeçares për mënyrën sesi janë ndarë.

Sipas një burimi pranë tyre, Brad është shprehur se duhet të kishte zgjedhur një mënyrë më delikate për t’i dhënë fund marrëdhënies me Aniston. Ai ka gabuar dhe nuk ka aspak ndrojtje që ta pranojë fajin.

Mesa duket ata e kanë lënë të shkuarën pas, Aniston e ka falur dhe mbrëmja e tyre u mbyll me një përqafim.