MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Pas Brexit, Britania do të ketë nevojë për Japoninë…

07.02.2019 - 14:24

Në një kohë kur populizmi dhe autoritarizmi në mbarë botën rriten dita-ditës, Japonia qëndron ende si një ishull relativisht i qëndrueshëm social dhe ekonomik. Edhe pse gjendja e saj aktuale është ndikuar nga rrethana unike ekonomike dhe gjeopolitike të caktuara, vendet e tjera të zhvilluara mund të kenë diçka për të mësuar prej saj…

Kur mora pjesë në një konferencë lidhur me marrëdhëniet post-Brexit Japoni-Britani, në Tokio muajin e kaluar, ishte vizita ime e parë në Japoni pas pothuajse gjashtë vjetësh më parë.

Në përgjithësi, Japonia në 2019 duket relativisht e qëndrueshme kur krahasohet me ekonomitë e tjera të përparuara. Kështu, nuk do të isha i befasuar nëse vazhdon të ketë normën më të lartë të rritjes së PBB-së reale për frymë në G7.

Qeveria japoneze ka filluar të publikojë përpjekjet e saj për të tërhequr disa punonjës të huaj, duke pranuar më në fund se imigracioni do të jetë i nevojshëm për rritjen e ardhshme ekonomike.

Më vonë këtë vit, Shinzo Abe do të bëhet kryeministri që ka qëndruar më shumë në historinë e Japonisë. Gjatë udhëheqjes së tij, Japonia ka qenë në një periudhë të jashtëzakonshme stabiliteti. Në veçanti, strategjia ekonomike “Abenomics” ka sjellë një sërë suksesesh.

Përveç rritjes reale të PBB-së, deflacioni i vazhdueshëm i Japonisë duket se ka marrë fund dhe ka patur rritje të dukshme të pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore.

Sa i përket temës më të gjerë të konferencës sonë, kam kuptuar se ka më shumë fusha për bashkëpunim midis Britanisë dhe Japonisë pas Brexit sesa mendoja më parë, për shkak të situatës ekonomike të secilit vend.

Për shembull, me kaq shumë eksperiencë në menaxhimin e marrëdhënieve të ndërlikuara me Kinën, Japonia ndoshta mund të shërbejë si mësim për vendet e tjera të zhvilluara.

Dyshoj se politikëbërësit në Mbretërinë e Bashkuar janë entuziastë për një bashkëpunim më të fortë në mbrojtjen e të dhënave dhe sigurisë kibernetike, një çështje që do të shfaqet në samitin e G20 në Osaka në qershor.

Dhe, sigurisht, nëse Mbretëria e Bashkuar është e vendosur të vazhdojë e vetme për sa i përket tregtisë, forcimi i lidhjeve të saj tregtare me Japoninë do të jetë absolutisht e nevojshme.

Dhe kush e di, nëse shpërblimet e Abe ndaj presidentit rus Vladimir Putin paguhen, ai madje mund të jetë në gjendje të na mësojë diçka rreth Kremlinologjisë…

Jim O’Neill është ish-kryetar i Goldman Sachs Asset Management dhe një ish-ministër i Thesarit në Mbretërinë e Bashkuar.