MENU
klinika

Postimi

Pas deklaratës të Bashës, reagon Kryemadhi: Nuk ka parë gjë akoma

17.02.2019 - 16:18

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar në rrjetet sociale ku shkruan sërisht se kryeministri Edi Rama nuk ka parë gjë akoma.

Ajo shprehet se beteja e opozitës do të vazhdojë kundër kreut të qeverisë dhe bandave.

“Beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”, shkruan ajo.

Reagimi i Kryemadhit vjen menjëherë pas deklaratave të bëra nga kreu i PD, i cili në një komunikim për mediat mesditën e sotme tha se do t’i propozonte Grupit Parlamentar dhe Forumeve më të larta djegien e mandateve.