MENU
klinika

Zbardhet axhenda

Pas djegies së mandateve, Basha niset drejt Vjenës

21.02.2019 - 17:53

Deputetët të opozitës dorëzuan sot mandatet parlamentare, ndërsa vijuan me protestën ku në fokus ishte këkesa për zgjedhje të parakohshme dhe një qeveri tranzitore.

Por jo të gjithë deputetët kanë pëlqyer të dorëzojnë mandatin.  Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Myslym Murrizi dhe Rudina Hajdaringa radhët e Partisë Demokratike dhe Lefter Koka nga LSI nuk e kanë dorëzuar ende mandatin e deputetit.

Sipas informacioneve Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka ndodhet aktualisht jashtë vendit, në Vjenë e për këtë arsye nuk e kanë firmosur ende lënien e mandatit.

Mësohet se Lulzim Basha do të udhëtojë për në Vjenë ku do të zhvillojë një takim me asamblenë parlamentare të OSBE dhe më pas do të kthehet në Shqipëri.