MENU
klinika

Formula 1

Pas Ferrarit, prezantohet makina e fundit

18.02.2019 - 12:26

Pas prezantimit të Ferrarit, një prej njëvendësheve pretendente për titullin kampion vitin 2019 të Formula 1, është prezantuar edhe makina e fundit për Botërorin 2019.

Misioni fitore”, është ky emri që drejtuesit e “kokëkuqes” i kanë vënë makinës së re SF-90 (Scuderia Ferrari 90).  Numri 90 është vendosur me rastin e 90-vjetorit të krijimit të Ferrarit.

Ndërsa sot, në pistën e Katalonjës, në Barcelonë, është kryer edhe prezantimi i makinës së fundit që do të garojë në Botërorin 2019 të Formula 1. Bëhet fjalë për makinën Alfa Romeo Racing, ish-makina Sauber.

Prezantimi i saj ka qenë “flash”, ka zgjatur vetëm pak minuta dhe është kryer nga dy pilotët e saj, finlandezi Kimi Raikkonen dhe italiani Antonio Giovinazzi. Kjo edhe për faktin se 30 minuta më vonë nisën testet e para dimërore në pistën spanjolle.

Alfa Romeo Racing C38 do të përdorë, ashtu si gjithnjë, motorin Ferrari, një makinë satelit i “kokëkuqes”, që do të bazohet në përvojën e Raikkonen dhe grintën e një të riu si Giovinazzi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN