MENU
klinika

Situata politike

Pas opozitës, PE takon edhe ministrin Lleshaj

27.02.2019 - 17:46

Pas takimit të parë me kreun e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, delegacioni i PE i përbërë nga 7 eurodeputetë ka zhvilluar takim edhe me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj në zyrat e BE në Tiranë.

Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij janë; Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.

Vizita e delegacionit të PE në Tiranë ka ardhur pas protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme. Situata politike në vend pas djegies së mandateve nga ana e opozitës, si dhe trazirat në protesta priten të jenë në fokus të bisedës. Djegia e mandateve nga ana e opozitës dhe bojkotimi i punës në Parlament pritet të jetë një ndër pikat kryesore për të cilën do të diskutohet në takimet mes politikanëve shqiptarë dhe ndërkombëtarëve.

Në axhendë është parashikuar edhe një takim me kryeministrin Rama dhe ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj.