MENU
klinika

Kërkesa

Pas zërave për arrestimin e Dakos/ PS-KQZ: Nuk do rikandidojnë për kryebashkiakë ata që..

26.02.2019 - 12:35

Vetëm një ditë pasi kryedemokrati Basha, deklaroi se po bëhen përgatitjet për arrestimin e kreut të bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, Partia Socialiste i është drejtuar me një kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Burime për “Panorama” bëjnë me dije se thelbi i kërkesës është moskandidimi në zgjedhjet lokale i të gjithë atyre kryebashkiakëve aktualë, të cilët kanë ezauruar tre mandate.

Me një kërkesë të tillë, kuptohet se PS-ja, i mbyll derën për një rikandidim të mundshëm një sërë emrash të njohur ndër kryebashkiakë që i kanë kryer tashmë tre mandatet, si kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako apo Qazim Sejdini i Elbasanit.

Por, cilet jane kryebashkiaket qe nuk mund te rikandidojne. Ja emrat qe ka nxjerre Instituti i Studimeve POlitike teksa ka shkruar pak kohe me pare per mandatet e kryebashkiakeve.