MENU
klinika

Çfarë po shkakton moti i keq?

Nga shembja e sinjalistikës deri në rrëzimin e kamionëve

23.02.2019 - 17:20

Moti i keq dhe era e pazakontë që ka përfshirë vendin ka sjellë përmbysje të objekteve, dhe sinjaliztikës rrugore, deri në rrëzimin e një kamioni.

Në qarkun e Lezhës ka dëmtuar tabelat e sinjalistikës rrugore në superstradën Lezhë- Shkodër.

Gjithashtu është dëmtuar dhe një pikë karburanti në afërsi të Dajçit.

Prefekti i Lezhës, Gjergj Prendi, inspektoi nga afër situatën e krijuar.

Firma kontraktore ka nisur punën për riparimin e sinjalistikës së dëmtuar.

rrezohet kamioni-konica.al

Një mjet është aksidentuar në aksin rrugor Lezhë- Laç, pranë urës së Milotit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa aksidenti ka bllokuuar qarkullimin e mjeteve duke rënduar trafikun.

Më herët, u rrëzua një kamion në superstradën që të çon drejt Milotit.

Aksidente të ngjashme patën edhe dy mjete të tjera në Lezhë e Pukë.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëmet të mëdha.