MENU
klinika

Deklarata

Pavarësia e Kosovës/ Basha: Krenar për ata që sakrifikuan

17.02.2019 - 14:18

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar një urim Kosovës me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë.

Basha shprehet se  kontributi i atyre që punuan dhe sakrifikuan për këtë arritje duhet të bëhet amanet i të gjithëve për të vazhduar ruajtjen e vlerave.

“Sot në përvjetorin e 11 të Pavarësisë së Kosovës, arritjes së dytë më të madhe kombëtare të historisë së shqiptarëve, ju dërgoj një urim të përzemërt vëllezërve dhe motrave tona në Kosovë.
Së bashku me urimin sot është dita për të kujtuar me krenari dhe mirënjohje të thellë kombëtare të gjithë ata që për dekada kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë arritje. Le të shërbejë ky kontribut si amanet i madh për të gjithë ne sot, që me vendosmëri, përkushtim dhe qartësi strategjike, të vazhdojmë rrugëtimin e përbashkët në mbrojtje dhe fuqizim të pavarësisë, sovranitetit dhe vlerave e të ardhmes euroatlantike të Kosovës si interesi më i lartë kombëtar i shqiptarëve në Ballkan”, shkruan Basha.