MENU
klinika

Ansambli “Gëzuar” dhe grupi “Ilirët”

Pavarësia e Kosovës bashkon shqiptarët e Zvicrës!

02.02.2019 - 09:54

Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Lozanës së bashku me Shoqatën e Studentëve Shqiptarë të Gjenevës do të festojnë së bashku Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Në program do të jetë fillimisht shfaqja e ansamblit “Gëzuar” dhe e grupit “Ilirët”, të cilët do të prezantojnë disa valle tradicionale të shkëlqyera.

“Më tej, do të vazhdojmë me festën, duke ngritur dolli dhe duke vallëzuar nën tingujt e muzikës sonë të bukur me dy këngëtarët tanë të preferuar, Shpejtim dhe Afërdita Krasniqi, të cilët na nderojnë me praninë e tyre për këtë mbrëmje”, njofton kjo shoqatë.

“Do ta përfundojmë pjesën e parë të programit me disa surpriza që i kemi përgatitur vetëm për ju. Dy Dj do të vijojnë të na zbukurojnë mbrëmjen me muzikën e tyre, e cila me siguri do t’ju ngjallë nevojën për të vallëzuar.

Për të kryer mbrëmjen në madhështi, një këngëtar surprizë do të bashkohet me ne drejt fundit të mbrëmjes. Nxirrni mindilat, flamurin dhe humorin e mirë dhe na u bashkangjitni të premten, më 22 shkurt”, thuhet në mesazh.