MENU
klinika

Fjala e plotë

Pavarësia e Kosovës/ Haradinaj: Këtë vit mbyllim temat e hapura

17.02.2019 - 09:45

Kosova sot feston 11 vite shtet i pavarur. Gjatë ditës së sotme, qeveria e Kosovës ka mbajturnjë mbledhje solemne.

Kjo mbledhje është mbajtur në nder të 11-vjetorit të pavarësisë.

Gjatë fjalës së tij në këtë mbledhje, kryeministri Haradinaj tha se secili qytetar i Kosovës ka rrëfimin e tij për rrugëtimin e shtetit të Kosovës në 11 vjet.

Gjithashtu Haradinaj tha se 2019 do të jetë viti kur Kosova do mbyllë çështjet e hapura.

Pavarësia jeton në ne. Secili prej nesh i ka rrugëtuar këto 11 vjet të Pavarësisë, çdo qytetar, secili prej nesh e ka rrëfimin e vet të rrugës së 11 vjetëve të shtetit. Edhe qeveria e vendit e ka rrëfimin e vet. Edhe kjo qeveri tani e ka rrëfimin e vet nga koha kur kemi marrë përgjegjësitë.

Ajo që mendoj se është me rëndësi t’ua konfirmojmë qytetarëve të vendit është se me kujdesin më të madh jemi përballur me të gjitha çështjet që kanë ndodhur para Kosovës dhe Qeverisë dhe njëkohësisht me respektin më të madh për interesin e qytetarëve të vendit.

Ka shumë vendime, ligje, pako ligjore, reformë. Ka gjithashtu vendime të mëdha si Ushtria, vendimet që lidhen me Trepçën dhe resurset tjera ekonomike, vendime të tjera ekonomike.

Në 10 vjetëshin e dytë që kemi hyrë, besoj që është një vit i konsolidimit tonë si shtet dhe i përmbylljes së të gjitha temave të mbetura të hapura në planin rajonal dhe ndërkombëtar, që nënkupton edhe marrëveshje për njohje obligative ligjore me Serbinë në kufijtë ekzistues, njëkohësisht edhe anëtarësim në NATO”, deklaroi Haradinaj.

"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi