MENU
klinika

Kosova 11 vjet shtet

Pavarësia/ Kryemadhi: Do jemi gjithmonë krah jush

17.02.2019 - 12:34

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi uroi Kosovën në kuadër të 11-vjetorit të Pavarësisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Kryemadhi dha vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës.

monika kryemadhi takim me te rinjte e lri-konica.al

Postimi i plotë:

Urime Kosovë teksa hyn në dekadën e dytë të pavarësisë e sovranitetit.

Në këtë ditë të pavarësisë është detyrë e të gjithëve ne, lartësimi i figurave dhe luftëtarëve që kontribuan dhe sakrifikuan edhe jetën për realizimin e këtij misioni epokal për Kosovën.

Vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës që të gjithë së bashku me të zgjedhurit e tyre konsolidojnë çdo ditë shtetin e lindur me aq mund.

E ardhmja euroatlantike e Kosovës është një rrugë dhe aspiratë pa kthim dhe ne të gjithë do të jemi në krah të saj për përmbushjen e kësaj ëndrre të vëllezërve e motrave tona në Kosovë.

Ta gëzosh përjetë këtë ditë të madhe Kosovë!