19.02.2019 - 18:42
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman, është takuar sot pasdite me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimi vjen një ditë pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet e deputetëve në shenjë proteste ndaj qeverisë së Edi Ramës.
Ditën e protestës, me 16 shkurt, Ambasadori britanik u bëri thirrje opozitarëve për një protestë paqësore duke iu bashkuar kështu zërave të Ambasadorëve të tjerë europianë.
Edhe gjatë ditës së hënë pati disa reagime nga zyrtarë të lartë të BE-së që u sugjerojnë opozitës të mos djegë mandatet por të vijojnë jetën parlamentare.