18.02.2019 - 13:33
Pas deklaratës për media të kreut të Partisë Demokratike për djegien e mandateve, ka ardhur edhe reagimi i zv.kryeministrit Erion Braçe.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Braçe ka ironizuar vendimin e marrë nga demokratët.
Postimi i plotë:
Arsye e forte apo jo?!
Vetedjegia buron nga deshperimi i madh!
Arsyeja eshte #ReformaPerpara pa pyetur per bllokimin me tym e flake, hekur e beton, vote e bojkot prej tyre!