MENU
klinika

Arsimi i lartë

Pedagogu i ashpër me ministren Shahini: S’ka nivel intelektual!

02.02.2019 - 20:22

Pedagogu Rezart Prifti gjithashtu ka komentuar edhe takimin e pedogogëve me ministren e Arsimit Besa Shahini.

Sipas Priftit, takimi shërbeu për të treguar ecurinë se si të vijojnë më tej në rrugën e nisur.

Prifti tha se nuk shkuan te ministrja që ajo të mbajë shënime, por për të marrë aleternativat e saj për zgjidhje.

Profesori tha se i parashtruan ministres 5 pikat kryesore të pedagogëve, por sipas tij në përfundim të takimit ministrja nisi recitimin e Paktit për Universitetin.

Përsa i përket deklaratës së ministres se do të shkojë në çdo fakultet për t’u takuar me studentët, pedagogu Prifti tha se ministrja nuk është në fushatë zgjedhore.

Diçka morëm nga ai takim, morëm kontekst, informacion dhe mënyrën se si të vijojmë më tej. Ne kurrsesi s’mund të refuzonimin takimin. Unë personalisht prisja nga ministrja të ishte më e përgatitur, të ishte më në kontekst të gjithë proceseve dhe pak më e konsiderueshme ndaj shqetësimeve.

Ministrja nuk dinte shumë gjëra, psh nuk e dinte që ligji i miratuar prej tyre nuk është miratuar në asnjë germë. Sot universitetet tona nuk e aplikojnë atë ligj. Por ka prodhuar ato ngërçe mes senateve dhe dekanateve“, u shpreh Prifti.

Ministrja nuk është në një fushatë zgjedhore. Ministrja ka një staf që janë shumë të përgatitur, kjo nuk mund të bëhet tani. S’mund të dalë për fushatë, kjo është një gafë. Arsimi sot është një ditë të zezë dhe ti duhet të zgjidhësh 3-4 pika. Me sa kuptova nuk e ka autoritetin e duhur për të thënë fjalën më të vogël, por nuk e ka as autoritetin intelektual për t’u marrë me politika të arsimit të lartë“, shtoi më tej pedagogu i fakultetit Ekonomik.