MENU
klinika

Deklarata

Pedagogu Marku për Lleshaj: Sjell policë për të kërcënuar studentët

07.02.2019 - 11:39

Pedagogu Mark Marku denoncoi ndërhyrjen e policisë së shtetit në Fakultetin e Filologjikut.

Ai akuzoi ministrin Sandër Lleshaj se po përdor policinë për të kërcënuar pedagogë e studentë.

Mark Marku: Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë , këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Fshiheshin pas mureve që mos tu dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt?

Pyetje: Keni ndonjë thirrje?

Mark Marku: Nuk kam asnjë thirrje për askënd se nuk dëgjojnë fare. Kryeministri është në Arabinë Sauditë dhe po nxehet në diell. Ministri Lleshaj ka bërë një deklaratë dje që ju përgenjështrua sot. Ata janë komplet pa moral, nuk e di ku ka ikur morali i tyre. Asnjë thirrje. E vetmja thirrje ndaj tyre është të mos bëjnë budalliqe se nuk frikësohemi.

“Të thuash sot jam nga Shqipëria, je ‘sexy’, deri dje….”

Rama batuta me të rinjtë: Për të hyrë në administratë nuk duhet të kesh kushëri Ulsiun

Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë

CDU gjermane dënon dhunën në tubimin e opozitës

Krichbaum reagon ashpër: Berisha po i nxit protestat…

Presidenti i Turqisë në Tiranë në 10 tetor

Çfarë pritet nga vizita e Erdogan në Shqipëri