MENU
klinika

Ngjarja në Kavajë

Përdhunimi i 13 vjeçares/ Nënës së një adoleshenti të arrestuar i bie të fikët në gjykatë

04.02.2019 - 11:00

Të shtatë adoleshentët e akuzuar për abuzimin seksual dhe që janë arrestuar dolën sot paradite para Gjykatës së Durrësit për rivlerësim të masës së sigurisë.

Ndërkohë që një 15 vjeçar është ende në kërkim.

Në momentin kur adoleshentët kanë mbërritur në derën e gjykatës kanë qenë të shumtë familjarët e tyre që kanë qenë aty.

Madje nga tronditja nënës së njërit prej adoleshentëve i ka rënë të fikët.