MENU
klinika

Përdhunimi në Kavajë

Gjykata merr vendimin për të miturit: Burg!

19.02.2019 - 16:43

Të miturit e përfshirë në skandalin seksual në qytetin e Kavajës janë lënë në burg nga Gjykata e Apelit.

Ngjarja që tronditi qytetin e vogël të Kavajës dhe të gjithë opinionin publik nisi si një histori dashurie mes dy shokësh klase, vijoi me një abuzim seksual dhe u mbyll me denoncimin para se të miturën ta prostituonin për të blerë pajisje lojërash në internet.

Gjithçka nisi në ditën kur i dashuri i së miturës mbushte 14 vjeç, moshë që përkon dhe me mbajtjen e përgjegjësisë penale për të miturit. Ai i kërkoi asaj të kryenin marrëdhënie seksuale si dhuratë për ditëlindjen e tij. Komunikimet mes tyre në Instagram, prokuroria i ka në dorë si provë. Kryerja e aktit seksual në fund të tetorit të vitit të kaluar do të çelte kalvarin e abuzimeve të vazhdueshme me vajzën.

Njëri nga shokët që i ruante jashtë ish-bilardos së prindërve i kishte filmuar.

Të paktën kështu pretendon i dashuri i vajzës. Dhe nën kërcënimin për publikimin e videos në internet, vajza kaloi “dorë më dorë” tek 7 të mitur të tjerë, e detyruar për të mos turpëruar veten dhe familjen.
Në çdo marrëdhënie seksuale e mitura kërkonte fshirjen e videos së turpshme nga celulari, por abuzimet vazhduan. Njëri nga të miturit abuzues, duke thënë se të afërmit e saj kishin armë, e kërcënoi dhe se do t’i vrasë dy motrat, nënën dhe babain nëse nuk do të kryente sërish marrëdhënie me të dhe të tjerët.

Ky ishte momenti ku e mitura ka menduar vetëvrasjen, megjithëse ishte shumë sociale dhe e shkathët.

Djemtë kishin bërë plane që të fitonin para’ duke e prostituuar shoqen e shkollës te djem të tjerë kundrejt pagesës dhe me paratë e fituara 14-vjeçari do të blinte pajisje lojërash në internet.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin