MENU
klinika

A do nisë mësimi ?

Përfundon greva 3-ditore/ Ja çfarë vendosin pedagogët

06.02.2019 - 20:11

Pas shumë debatesh dhe kërcënimesh për greva urie, pedagogët e Universitetit të Shkencave Sociale vendosën të rikthehen në mësim pas një kohe të gjatë.

Ata mbajtën këtë të mërkurë asamblenë e tyre dhe dolën edhe me një deklaratë.  Pedagogët kanë vendosur t’i rikthehen mësimit javën që vjen por thonë se nuk tërhiqen nga kërkesat që kanë për ligjin e arsimit të lartë. Ndërkaq, ata do të mblidhen sërish që të vendosin formën e protestës, por ajo do të jetë një ditë në javë grevë.

Sipas pedagogëve, të martën e javës tjetër studentët e shkencave sociale do të kthehen në mësim. Në këtë mënyrë, mësimi nis në të gjitha universitetet, edhe pse në disa fakultete ka studentë të ngujuar që kanë bllokuar edhe hyrjet.

Pas daljes nga greva 3-ditore, pedagogët e Shkencave Sociale deklarojnë se do të vazhdojnë më tej me nisjen e një peticioni të përbashkët me studentët dhe qytetarët drejtuar qeverisë për shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë.

Ndërkohë nga greva kujtimet e fundit do të jenë mbledhjet e asambleve dhe takimet me studentët.

“Të thuash sot jam nga Shqipëria, je ‘sexy’, deri dje….”

Rama batuta me të rinjtë: Për të hyrë në administratë nuk duhet të kesh kushëri Ulsiun

Komuniteti mysliman: U bë realitet falë insistimit të Erdogan dhe vullnetit të Ramës

Hapet të enjten xhamia e Namazgjasë

CDU gjermane dënon dhunën në tubimin e opozitës

Krichbaum reagon ashpër: Berisha po i nxit protestat…

Presidenti i Turqisë në Tiranë në 10 tetor

Çfarë pritet nga vizita e Erdogan në Shqipëri