MENU
klinika

Detajet

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS, Balla zbulon çfarë u diskutua

25.02.2019 - 10:39

Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste ka përfunduar, ndërkohë mësohet se në mbledhje është diskutuar në lidhje me situatën politike në vend.

Fokus i diskutimit mendohet të ketë qenë djegia e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës së bashkuar.

Pas përfundimit të mbledhjes, foli për mediat kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ai tha se mbledhja ishte parashikuar të mbahej javës që kaloi, por për shkak të situatës që u krijua, mbledhja u shty.

Ka përfunduar pak më parë mbledhja e Kryesisë së PS-së, e cila ishte parashikuar të mbahej javën e kaluar, për shkak të situatës së krijuar nga djegia e mandateve u shty për sot.

Çështja kryesore ka qenë djegia e mandateve. Puna do të vazhdojë”, u shpreh ai.