MENU
klinika

Pas dy vitesh hetime

Përfundon pritja e Tahirit, dosja drejt Gjykatës

26.02.2019 - 21:57

Pas gati dy vitesh hetime, dosja ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri do të përfundojë në gjykatë.

Pritet që brenda datës 1 mars, grupi i prokurorëve të çështjes, t’ia njoftojnë vendimin ish-ministrit, i cili ka 10 ditë kohë për të bërë kundërshtimet. Më pas do të jetë gjyqtari paraprak, do të vendosë për dërgimin apo jo të çështjes për gjykim, me provat e mbledhura nga akuza.

Ish-ministri është hetuar për dy akuza trafikimin e narkotikëve të kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, si edhe korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror.

Në lidhje me akuzën e parë, Prokuroria ka ngritur dyshimet se Tahiri ka qenë në dijeni të veprimtarisë kriminale të Moisi Habilajt dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të kësaj bande dhe ka siguruar paprekshmërinë e veprimtarisë kriminale të tyre.

Ndërsa akuza e ngritur për veprën penale të korrupsionit, bazohet në dyshimin se Tahiri ka përfituar nga të arrestuarit në Itali.

Hetimet për Tahirin janë shtyrë tre herë nga grupi i prokurorëve të çështjes, në pritje të letër porosive nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi për të vërtetuar akuzat ndaj ish ministrit.

"Donte që fëmijët dhe bashkëshortja të varroseshin në të njëjtin vend"

Nuk u lejua të merrte pjesë në varrimin fëmijëve, reagon avokati i Erdgys Arrazit

“E thonë hapur që synojnë të ndërhyjnë në...”

Rezoluta e PS/ Alibeaj zbulon skenarin e qeverisë

Kreu i SYRIZA do vizitojë Shqipërinë

Stefanos Kasselakis takim me minoritetin në Drobull!