MENU
klinika

Deklarata

Përfundon takimi me Bashën, flet Soreca: Nesër ditë e rëndësishme!

20.02.2019 - 11:05

Menjëherë pas përfundimit të takimit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Në një deklaratë për mediat Soreca është shprehur se sipas tij duhet të ketë dialog dhe të diskutohet.

Ai është shprehur se dita e nesërme është një ditë mjaft e rëndësishme, dhe se presin që të mos ketë dhunë dhe të ndiqen proceset demokratike.

Kam qenë shumë i qartë, është e nevojshme që të diskutohet. Mendoj se nesër është një ditë e rëndësishm. Ne presim të mos ketë dhunë dhe të ndiqen proceset demokratike”, u shpreh ai.