MENU

Nesër një konferencë shtypi

Përfundon takimi me delegacionin e PE-së/ Lleshaj: Asnjë koment!

27.02.2019 - 18:45

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, zhvilluan ditën e sotme një takim me delegacionin e Parlamentit Europian në Shqipëri.

Takimi mbahej me motivini për të diskutuar mbi vendimin e opozitës për djegien e mandateve dhe kërkesat për rrëzimin e qeverisë dhe për zgjedhje të parakohshme, pas përfundimit të së cilit krerët e opozitës theksuan edhe njëherë kërkesat e tyre.

Përveç takimit me krerët e opozitës, Delegacioni i PE-së priti në zyrat e tyre edhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Por pas përfundimit të takimit ministri zgjodhi të mos bëjë asnjë koment, ndonëse vëmendja e media për të mësuar rreth asaj që ishte folur ishte e madhe.

Ndërsa përfaqësuesit e PE, Knut Fleckenstein dhe Luigi Soreca, u shprehën se gjithçka do ta thonë nesër në një konferencë për shtyp.

Delegacioni i PE do të qendrojë deri nesër në orën 10:00, ndërsa në fokus të qëllimt të vizitës së tyre është edhe njohja me procesin e reformave në prag të vendimit për negociatat që do të jepet në qershor.

Delegacioni kryesohet nga Tunne Kelam, ndërsa në përbërje të tij do të jenë: Cristian Preda, Knut Fleckenstein, Juan Fernando Lopez Aguilar, Bas Belder, Ilhan Kyuchyuk dhe Tamás Meszerics.