MENU
klinika

Çfarë diskutuam

Përfundon takimi me Ruçin, reagon delegacioni i PE

28.02.2019 - 10:17

Pas përfundimit të takimit me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, delegacioni i Parlamentit Europian ka reaguar përmes një postimi në Twitter.

Delegacioni shkruan se kanë biseduar me Ruçin dhe shprehen se Kuvendi është vendi për debatet politike dhe nxitjen e reformave.

Diskutuam me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Parlamenti është vendi për nxitjen e reformave. Parlamenti është vendi për debatet politike. Diskutuam për nevojën për unitet për rrugën në BE”, shkruan delegacioni.