04.02.2019 - 09:53
Që në nisje të ditës studentët e Shkodrës kanë bllokuar hyrjen e rektoratit në shenjë protestë kundër vendimit të rektoratit të unuversitetit “Luigj Gurakuqi” për nisjen e mësimit këtë të hënë.
Ndërkohë studentët protestën e tyre e kanë përshkallëzuar duke mbyllur brenda administratën dhe duke bllokuar hyrjen e 3 fakulteteve.
“Ne kemi vendosur të përshkallëzojmë situatën, bllokuam administratën brenda, dhe tre fakultete, godinën e Juridikut, të Shkencave të Edukimit dhe të Gjuhë Letërsisë”, thotë një nga studentët, duke shtuar se nuk do të bëhet mësim deri në plotësimin e kërkesave.