MENU
klinika

Detajet

Pësoi infarkt në zyrë, vdes Drejtori i Hipotekës

26.02.2019 - 16:56

Drejtori i Hipotekës së Sarandës, Armand Hysi ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur.

Sipas informacioneve, 44-vjeçari ka qenë në zyrë kur dyshohet se ka pësuar një infarkt, gjë që ka sjellë edhe vdekjen e tij të menjëhershme.

Përveç postit si drejtor i Hipotekës, Hysi ishte edhe pedagog në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër. Gjithashtu, ai ishte anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës, madje kohët e fundit po përflitej si një kandidat i mundshëm nga Partia Socialiste, për kryetar bashkie në Sarandë.

Sipas informacioneve, miq dhe persona që ndodheshin pranë tij e dërguan me urgjencë në spital por pa rezultat, pasi 44-vjeçari ka mbërritur atje i pajetë.

"Do bëjmë realitet edhe mbylljen e procesit të AMTP-ve"

Himarë/ Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!