02.02.2019 - 18:34
Prej dy ditësh, lundrimi në Portin e Vlorës është i pezulluar. Shkak për këtë pezullim është bërë moti i keq.
Forca e detit ka arritur deri në 7 ballë në gji dhe 8 ballë në det të hapur.
Për shkak të kushteve të vështira atmosferike edhe mjetet e peshkimit kanë qëndruar të strehuara në zonën e triportit duke ju shmangur erës së fortë dhe detit me dallgë.
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi mbërriti në Vlorë të premten dhe do qëndrojë aty deri në përmirësimin e motit.