MENU
klinika

Aktivitet kulturor

Poetja shqiptare fituese e Çmimit “Pena e Flakës”

01.02.2019 - 15:26

Në Kosovë është organizuar një konkurs i rëndësishëm për artistët, aktiviteti letrar që organizohet në kuadër të Manifestimi kulturor mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2019’’ në Gjilan. Ky organizim letrar u mbajt në hapësirat e bibliotekës “Fan S. Noli” të këtij qyteti.

Në aktivitetin ‘’Ora e Madhe Letrare’’, konkurruan në zhanrin e poezisë për çmimin “Pena e Flakës”, por edhe rezultatet e Konkursit anonim letrar për poezi e tregim të shkurtër.

Në emër të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri përshëndeti drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë Rini e Sport e cila uroi mirëseardhjen e të gjithë të pranishmëve dhe  të ftuarve nga të gjitha  trevat shqiptare.

Prurjet kanë qenë të mëdhaja por edhe përzgjedhja është bërë cilësore për këtë event.

Për vlerësimet e konkurruesve votonin vetë  poetët konkurrues. Një vlerësim me dy raunde që çoi në fitimin e këtij konkursi të poetes Rozafa Shpuza.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe