23.02.2019 - 10:30
Predha e gjetur pranë një blloku pallatesh ku jetojnë dhjetëra familje në qytetin e Pukës, ende nuk është hequr.
Duket se as Policia nuk e ruan më municionin e rrezikshëm, madje nuk është vendosur as perimetër sigurie.
Sipas burimeve policore, janë njoftuar edhe ekspertet e xhenios, por ende nuk kanë ardhur. Predha mendohet të ketë dhe djegore.Ajo u konstatua një ditë më parë nga punonjësit e gjelbërimit.
Municioni i rrezikshëm ndodhet vetëm 60 metër larg pallateve ku prania e fëmijëve është e zakonshme.