MENU
klinika

Paketa

Politikat fiskale, 2018 vit “agresiv” për bujqësinë

02.02.2019 - 18:13

Një situatë konfuze është krijuar në sektorin e bujqësisë që prej dhjetorit 2018.

Lidhur me këtë çështje, zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Ilir Halilaj ka shpjeguar paketën fiskale.

Ai ka theksuar se vitin e kaluar në bujqësi janë aplikuar politika fiskale agresive.

Halilaj ka përmendur edhe heqjen e TVSH për inputet bujqësore, për të cilat tha se kostoja e tyre është e lartë.

Gjithashtu ai tha se heqja e TVSH ndikon në koston e prodhimit bujqësor duke e ulur atë.

Përsa i përket paketës fiskale të agroturizmit, ndryshimet kryesore kanë qenë: ulja në 6% TVSH, tatimi mbi fitimin 5% dhe ulja e tatimit mbi infrastrukturën në 0%.

Gjatë vitit 2018 janë aplikuar politikat fiskale më agresive në bujqësi që janë aplikuar ndonjëherë.

Kjo paketë i vjen në ndihmë prodhuesve në zonat rurale, bujtinave dhe atyre që angazhohen në pritjen e turistëve“, është shprehur Halilaj.

Hap pozitiv për të ka qenë edhe heqja e tavanit të xhiros për efekt rimbursimi të TVSH-së për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Kjo ka sjellë dhe krijimin e 15 shoqërive të reja për vitin 2018.

Përsa i përket temës kryesore të diskutuar së fundmi mbi uljen e TVSH së rimbursueshme për fermerët, zëvendës ministri tha:

Ulja e TVSH së rimbursueshme të fermerëve ka të bëjë me një balancim të buxhetit në nivel makroekonomik, pra për balancim të kostove të kësaj pakete fiskale. Kjo aplikohet vetëm për fermerët që kanë NIPT ose kod fermeri. Subjektet juridike ose fizike mund të presin faturë me TVSH 20%”, ka shtuar më tej zv.ministri.