MENU
klinika

Diskutimet

Porosia e Ramës për deputetët në mbledhjen e Kryesisë së PS

25.02.2019 - 11:13

Mbledhja e Kryesisë së PS-së, e cila u mbajt ditën e sotme ka përfunduar.

Fokus i diskutimeve në mbledhje ka qenë djegia e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës.

Gjithashtu mësohet se kreu i qeverisë, njëherazi edhe kreu i Partisë Socialiste, Rama ka dhënë një porosi për deputetët socialistë.

Porosia e Ramës konsiston te vijimi normal i punës, pavarësisht situatës së krijuar nga djegia e mandateve të opozitës.

rama ne permet-konica.al

Kryeministri gjithashtu ka bërë thirrje që të vijohet normalisht puna në Kuvend dhe angazhimet për përgatitjen për zgjedhjet vendore.