MENU
klinika

Këmbimi Valutor

Poundi britanik ‘i ashpër’ me lekun, Euro dhe Dollari…

25.02.2019 - 12:23

Java ka nisur mjaft mirë për valutën britanike në tregun e këmbimit valutor vendas.

Sterlina ka rimarrë veten nga dita e premte duke zhvlerësuar ndjeshëm monedhën kombëtare, lekun me plot 0.8 pikë, për t’u ngjitur të hënën në kuotën e 143 lekëve.

Nga ana tjetër, dita e hënë nuk ka regjistruar luhatje për euron dhe dollarin amerikan.

Valuta e eurozonës, e fiksuar në të njëjtat vlera me ditën e premte, vijon të këmbehet në pikat e këmbimit valutor vendas për 124.3 lekë në blerje dhe 124.9 lekë në shitje.

Sa i takon valutave të tjera, një rritje të konsiderueshme kundrejt lekut me plot 0.6 pikë ka regjistruar edhe dollari kanadez. Valuta blihet sot me 83.2 lekë dhe shitet me 84 lekë në tregun e këmbimit valutor vendas.

Të njëjtin trend rritës ka ndjekur edhe dollari australian, i cili ka zhvlerësuar lehtë lekun me 0.2 pikë, për t’u ngjitur në kuotën e 78 lekëve.

Ndërsa ka mbetur e pandryshuar nga dita e premte franga zvicerane, e cila vijon të këmbehet për 109.3 lekë.