MENU
klinika

Detajet

Prokurorja e Tiranës del sot para KPA, çfarë kërkoi Komisioneri Publik?

13.02.2019 - 10:38

KPA ka marrë sot në shqyrtim një tjetër rast gjyqtari, pas atij të Gani Dizdarit.

Këtë herë para KPA ka dalë prokurorja Antoneta Sevdari.

Vendimi i KPK për konfirmimin e saj në detyrë u ankimua nga Komisioneri Publik.

Sevdari u konfirmua në detyrë në korrik të 2018.

Komisioneri Publik e ankimoi vendimin duke argumentuar se hetimi i KPK nuk ishte i plotë.

Komisioneri Publik nëpërmjet këtij ankimi kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që këto mangësi të hetimit administrativ të kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mund të riparohen nga Kolegji gjatë shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore.

Në përfundim të seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pritet vendimi për anëtaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Antoneta Sevdari.