MENU
klinika

Vendimi

Protesta/ Burg për Florenc Hoxhën dhe 3 të tjerë

19.02.2019 - 15:45

Gjykata e Tiranës lë në masën e sigurisë “arrest me burg” Florenc Hoxhën dhe 3 protestues të tjerë të arrestuar pas protestës së 16 shkurtit 2019.

Në arrest me burg u lanë dhe Ilir Hamedani, Resul Daci dhe Sajmir Rexhepi. Ndërsa u vendos ‘arrest në shtëpi’ për Emanuel Nallbani, Naim Haxhiun, Andon Nasigjinin, Festim Takun dhe David Linatin.

Gjate seances se vlerësimit të masës së sigurisë avokati i të arrestuarve, Ivi Kaso tha se prokuroria nuk kishte asnjë provë për ushtrim dhune.

“Me përjashtim të një personi që ishte marrë gabimisht, të gjithë kanë qenë pjesëmarrës dhe e pranuan me krenari. U pretendua nga ana e tyre se nuk kanë kryer akte dhune qofshin ndaj policisë, qoftë ndaj pronës publike. Nuk ka asnjë provë që ti lidhin këta me akte dhune. Organi i prokurorisë dështoi të sillte një provë të vetme apo një imazh që ti lidhe me akte dhune. Prova nuk ka në asnjë nga fashikujt që solli prokuroria.”, u shpreh Kaso.

Kaso tha se janë falsfikuar provat në rastin e ndalimit të Florencës Hoxhës dhe ai që ka bërë këtë sipas tij do të mbajë përgjegjësi.

Prokuroria kërkon burg për 15 të ndaluarit

Për 15 prej 19 të arrestuarve, Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’.

Ndërsa është kërkuar ndryshimi i masës nga ‘Arrest me burg’ në ‘Detyrim paraqitje’ për dy gra të arrestuara dhe për një shtetas të mitur. Për shtetasin Resul Daci është kërkuar ‘Arrest shtëpie’ pasi ka raport mjekësor . Ndërsa arrest me burg është kërkuar edhe për Florenc Hoxhë, ish-drejtor i INUV.

Të pandehurit nuk e kanë pranuar akuzat Ata kanë thënë se kanë qenë në protestë, por nuk kanë kryer akte të dhunshme. Edhe avokati i të arrestuarve, Ivi Kaso pretendon se ndaj të pandehurve nuk ka vepër penale dhe arrestimet janë politike

“Të lirohen të arrestuarit pasi nuk kanë kryer asnjë veprim të dhunshëm, aktet kamë qenë simbolike”, shprehet ai.

Arrestimet

Arrestimi i tyre u bë në bazë të pamjeve filmike të policisë si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanë regjistruar të gjithë veprimet e protestuesve. Identifikimi i protestuesve u bë në kohë rekord nga efektivat e policisë së kryeqytetit, por dhe agjentët e krimeve të ardhura nga rrethet të cilët kanë verifikur veprimet e tyre. Mes të ndaluarve ishte dhe një 80 vjeçar nga Lezha

Por ndërkohe Prokuroria do të verifikojë edhe veprimet e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, për planin e masave që janë marrë para dhe gjatë protestës si dhe a është zbatuar ai plan dhe a ka patur tejkalim të kompetencave të policisë.

Ndërkohë pritet edhe përfundimi i ekspertizave të policisë shkencore për lëndet e përdorura në protestë si nga ana e protestuesve dhe nga ana e Policisë dhe Gardës.