MENU
klinika

Deklarata

Protesta e 16 shkurtit/ Soreca apel: Manifestim paqësor, jo dhunë

14.02.2019 - 09:31

Opozita në Shqipëri ka paralajmëruar se të shtunën (16.02.2019) do të zhvillojë në Tiranë një protestë masive me sloganin ”Shqiptarët nuk janë të varfër, por janë të vjedhur”, me protestues nga i gjithë vendi.

Sipas pohimeve publike pritshmëritë e opozitës nga rezultati i protestës janë largimi i kryeministrit Rama dhe formimi i një qeverie kalimtare që “do të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se Policia e Shtetit ka informacione që në protestë do të marrin pjesë edhe individë që mund të kryejnë akte dhune.

Në këtë kontekst vëmendja e BE dhe e faktorit ndërkombëtar në Shqipëri që protesta të jetë paqësore është maksimale.

Soreca thirrje për të gjitha palët e përfshira

Deutsche Welle në Tiranë pyeti Ambasadorin e Delegacionit të BE në Shqipëri, Luigi Soreca, për domethënien e protestës dhe mesazhin e tij, në prag të zhvillimit të saj. “Ky është një moment me rëndësi për Shqipërinë në kuptimin që e drejta e tubimit, e drejta e fjalës, janë një pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. Por është gjithashtu e vërtetë që këto të drejta duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore. Prandaj, presim një manifestim paqësor, që të mos kthehet në dhunë. Kjo është një thirrje për të gjitha palët e përfshira. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë konstruktivë. Shqipëria duhet të fokusohet te detyrat që ka përpara dhe të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë. Nuk ka kohë për të humbur, është koha për të shprehur mendime dhe pastaj të mendojmë për të mirën e të gjithë shqiptarëve.” theksoi ambasadori Soreca.