MENU
klinika

Detajet

Protesta e dhunshme e opozitës, Gjykata jep vendimin për 19 të arrestuarit

19.02.2019 - 13:36

Ditën e sotme është mbajtur seanca për 19 protestuesit e arrestuar të protestës së opozitës më 16 shkurt.

Gjykata ka dhënë masëne sigurië për të 19.

Masën ‘arrest me burg’ e ka dhënë për 14 nga të arrestuarit, ndërkohë 5 prej tyre janë liruar, ku respektivisht për 4 prej tyre është dhënë masa ‘arrest shtëpie’ dhe për një tjetër masa ‘detyrim paraqitjeje’.

Mësohet se disa nga të arrestuarit janë Florenc Hoxha, Naim Haxhiu, Emnauel Nallbani, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Ndue Tuci, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.