MENU
klinika

Postimi

Protesta e dhunshme e opozitës, reagon sërish Rama

17.02.2019 - 14:49

Pas pasqyrimit të protestës në medit e huaja, kryeministri Rama ka reaguar sërish.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkryan se politika qorre e opozitës, nuk bëri gjë tjetër veçse goditi Shqipërinë në sytë e botës.

Çfarë trishtimi e jehona e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion,pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE #TURP”, shkruan Rama.

Kujtojmë këtu që ditën e djeshme, protesta e opozitës përballë kryeministrisë zgjati për rreth 5 orë.

Gjatë protestës pati akte të dhunshme dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve.