MENU
klinika

Dita dhe ora

Protesta mbyllet pas 5 orësh, Basha njofton tubimin e rradhës

16.02.2019 - 16:30

Pas 5 orësh përpara kryeministrisë protesta e sotme e opozitës ka përfunduar dhe protestuesit janë shpërndarë.

Protesta e sotme është shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë para kryeministrisë.

Në protestë nuk kanë munguar përleshjet, gazi lotësjellës, uji me presion dhe bomba tymuese.

Gjithashtu protestuesit kanë përdorur edhe sende të forta, gura e shufra hekuri.

Kreu i selisë blu, Lulzim Basha bëri me dije se protesta tjetër do të jetë të enjten në orën 10:00, në datën 21 shkurt.