MENU
klinika

Deklarata

Protesta/ Rama: Nese do ketë dhunë, Policia do zbatojë ligjin

14.02.2019 - 21:45

Kryeministri Edi Rama ka folur për protestën e opozitës, duke thënë se kjo protestë nuk e çon asgjëkundi opozitën.

Rama theksoi ndër të tjera se ata që do protestojnë janë një grup të dëshpëruarish, dhe administrata e bashkive që qeverisen nga PD.

“Nuk është numri i njerëzve që dalin në rrugë, një njësi matëse për mbështetje apo për mos mbështetje politike. Dua të them që, jemi përpara një forcë të dëshpëruar njerëzisht që i bashkon dëshpërimi, e thonë e nuk i fitojnë dot zgjedhjet dhe duan forma të tjera”

Kreu i qeverisë shtoi se Policia i ka të gjitha kapacitetet për të përballuar protestën.

Nuk jam i interesuar për këtë aspekt, Policia i ka të gjitha kapacitetet për të mbajtur këtë protestë. Protesta që në këtë periudhë që kemi qeverisur ne, nuk kanë pasur asnjë më shumë se të gjitha administrata bashkiake, bashki të tëra që organizohen drejt Tiranës. 1200 veta paguan Bashkia Lezhë. Në fund të ditës, këto janë protesta që nuk shkojnë asgjëkund.

Në rast dhune Rama tha se qeveria nuk do reagojë, por Policia do zbatojë ligjin.