MENU
klinika

Deklarata

Protesta/ Reagon ashpër Braçe: Sot ka marrë fund sjellja…

16.02.2019 - 20:29

“Sulm i qëllimshëm dhe i parapërgatitur”, kështu e ka cilësuar sjelljen e protestuesve ditën e sotme, zv.kryeministri Braçe.

Në një lidhje direkte për Top Channel, Braçe tha se sulmi ndaj godinës së kryeministrisë ishte i qëllimshëm.

Gjithashtu Braçe theksoi se opozita zgjodhi dhunën qëllimisht pavarësisht partnerëve ndërkombëtarë.

‘Ata ishin të parapërgatitur për të sulmuar me forcë dhe për të djegur selinë e Kryeministrisë. Nëse ka pasur një gjë të qëllimshme sot ka qenë sulmi ndaj godinës së Kryeministrisë. Pavarësisht se liderët e opozitës kanë marrë mesazhe të qarta nga partnerët, u zgjodh në mënyrë të qëllimshme gjuha dhe gjithashtu u zgjodhë në mënyrë të qëllimshme dhuna.

Nga sot ka marrë fund sjellja e dhunshme e mazhorancës ndaj pakicës. Sic edhe ju mund ta bëni diferencën fare qartë me cka ndodhur sot, me policinë e shtetit, ka mrrë fund vrasja dhe pushkatimi i qytetarëve në Bulevard. Kemi kundërshtarë politik dhe shumicën e tyre i kemi respektuar sot’, u shpreh Erion Braçe.

Gjitnhashtu, zv.kryeministri ka pohuar se në të tilla rrethana dhe në të tilla rregulla, më 21 janar mbi qytetarët u shkrehën 4 mijë plumba dhe mbetën të vdekur 4 qytetarë.

Në të tilla rrethana, në ato rregulla dhe në ato standarte u shkrehën 4mijë plumba mbi qytetarët e pafajshëm. U vranë 4 qytetarë dhe u plagosën shumë të tjerë, mes tyre dhe një gazetar. Duam sa më parë të kthehet normaliteti i të gjitha agjensive tona ligjzbatuese’, shtoi më tej Braçe.