25.02.2019 - 12:43
Pas protestave të paralajmëruara nga PD, kreu i kësaj partie Lulzim Basha do të mbledhë sot kryetarët e degëve të Tiranës, në orën 17:00.
Mësohet se Tirana do të mbajë peshën kryesore në protestat e përjavshme para parlamentit.
Ndërkohë kreu i PD-së do të nisë një tur tjetër takimesh kryesisht të përqëndruara në Tiranë.
Kujtojmë që dy ditë më parë, PD mblodhi kolegjin e kryetarëve të PD-së ku u vendos për protesta më datë 28 shkurt, 7 mars dhe 16 mars.