Ka përfunduar prezantimi i makinave të reja për Botërorin 2019 në Formula 1 dhe skuderitë tashmë kanë nisur testet, për të qenë gati në start.
Për momentin, Ferrari duket më mirë se rivalët, sidomos krahasuar me Mercedes, kampionin në fuqi.
Piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, ishte më i shpejti në pistë gjatë ditës së parë të testeve që po zhvillohet në pistën spanjolle të Montmelo.
Ajo që habiti të gjithë ishte fakti se Ferrari ishte 2 sekonda më i shpejtë se Mercedes, një diferencë shumë e madhe. Vettel zhvilloi 166 xhiro dhe ishte konstant gjatë gjithë kohës.
“Kam disa muaj që nuk pilotoj dhe dita e parë ishte për t’u ambientuar, por jam i kënaqur nga makina. Bilanci për 2019-ën? Është ende herët, pasi ishte vetëm dita e parë dhe shpesh makinat fshehin potencialin e tyre, për ta shpalosur atë në garë”, – tha Vettel.