MENU
klinika

Pse paragjykohen albinët?

Pse e braktisi mbreti, djalin e vogël me flokë të bardhë?

04.02.2019 - 17:20

Në veprën epope Shahnameb me rreth 100 mijë vargje të ndarë në 50 mijë strofa poetike, poeti Iranian Firdusi përshkruan me ngjyra të ndezura, që variojnë nga realizmi deri në mjegullën e legjendave, një situatë të rëndë socialshpirtërore.

Mëkëmbësit të mbretit Minuçihr në krahinën e Zabulestanit, Sami, i lind një djalë me flokë të bardhë, pa pigment, që në atë kohë konsiderohej fëmijë i thinjur.

I turpëruar dhe i tronditur, mbreti Sami e braktisi djalin flokëbardhë me emër Destan ose Zali në malet e Alborzit.

Firdusi shkruan për Zalin:

Veç kryet e ka si një sutë,
Dhe kjo qënka cenë për disa harbutë.

Sipas legjendave iraniane shumë të pasura me fantazi, Zalin e vogël flokëthinjur e rriti Simorgu, një zog i mbinatyrshëm. Zali u bë model i burrit me cilësinë fizike dhe virtytet më të arrira.

Shumë i fuqishëm fizikisht e trim i çartur, shumë i zgjuar e largpamës, shumë burrëror dhe altruist, i aftë për të përballuar çdo sfidë e sakrificë.

Megjithëse ishte i tillë, përpjekjet e Zalit për fejesë ndeshën në një rezistencë refuzuese nga vajzat e reja, të cilat ishin nën trysninë e opinionit shoqëror që i paragjykonte. Ata i shpërfillnin njerëzit me flokë pa pigment.

Për këtë mjafton t’i referohemi disa vargjeve të veprës “Shahnameh-ja”, në të cilat i bëhet presion Rudabesë për nuse, që ajo mos ta pranojë Zalin:

Por kot, se nuk paske pak turp, moj kërcure,
Kështu faqen babës ia bën paçavure,
Atë që i ati e flaku si mi,
Ti dashke ta marrësh ia futësh në gji!
Nga zogu qe rritur në mal, atje tej,
Me gisht e regojnë atë gjithndej.
Njeri plak nga nëna s’ka lindur gjer sot,
Kush lind i këtillë fëmijë s’bën dot.
Një buzëkorale që qumësht vjen erë,
Si mund të dojë kokëbardhin pa vlerë.

Paragjykimet e shpërfilljet e mashkullit me flokë të bardha, pa pigment rreken të bëhen asgjësuese, duke i mohuar atij edhe misionin kryesor në jetë, lindjen dhe miredukimin e fëmijëve.

Edhe në letërsinë artistike të popujve evropianë të pushtuar prej ushtrisë naziste hitlerine, gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore, nazistët xhelatë që torturonin në mënyrën më çnjerëzore të burgosurit në kampet e përqendrimit, domethënë të shfarosjes në masë, në mjaft raste përshkruheshin si “albinë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit