Në lidhje me seancën e sotme parlamentare ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Ai ka sqaruar vendimin e fundit për mbledhjen e Kuvendit dhe arsyen pse Kuvendi nuk do të mblidhet në 14 mars.
Balla theksoi në deklaratën për mediat se në këtë seancë do të miratohen dy vendime të rëndësishme për shqiptarët.
“Shikoni vendimin e sotëm të konferencës së kryetarëve dhe do ta merrni përgjigjen, në datën 14 mars nuk zhvillohet seancë se është ditë gëzimi dhe feste i shqiptarëve dhe për mua si deputet i Elbasanit, dhe i ftoj të gjithë të vijnë në Elbasan për ditën e verës, ajo që u them është që u miratua kalendari dhe programi dhe ne do të vijojmë të miratojmë ligje shumë të rëndësishme të Paketës në Drejtësi, sot kemi edhe dy ligje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me hallin e mijërave në zonat rurale që nuk kanë marrë dot tapinë, me dy ligjet që miratojmë sot i japim zgjidhje këtij halli”, u shpreh Balla.
Opozita e ka quajtur qesharak vendimin për thirrjen e seancës sot dhe kanë njoftuar për protestë…
“Nuk kam asnjë koment, të vetmin koment që kam është që ne po vijojmë me intensitet angazhimin tonë për ta cuar deri në fund mandatin që na kanë dhënë shqiptarët. Sot miratojmë strukturën e dy institucioneve bazë të strukturës së drejtësisë së re, KLP dhe KLGJ”, vijoi më tej Balla.