MENU
klinika

Emri

Pukë/ Vrasja e 30-vjeçarit, arrestohet autori

10.02.2019 - 10:39

Dy ditë pas vrasjes së 30-vjeçarit Petrit Biba në Pukë policia ka arrestuar autorin. Zyrtarisht bëhet e ditur se në vijim të informacionit për vrasjen në Pukë u ndalua autori i dyshuar i vrasjes të ndodhur ne 8 shkurt 2019 ku mbeti i vrarë shtetasi Petrit Biba.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me forcat e Komisariatit të Policisë Pukë u bë ndalimi i shtetasit Enderis Doda, 25 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë për veprime të mëtejshme.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se vrasja ka ndodhur nga pakujdesia. Dy të rinjtë, viktima dhe autori të dy nga Mirdita ishin punonjës në HEC-in e Vrrithit, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje.

Pas krimit, 25-vjeçari u largua nga vendngjarja. Ndërsa i riu Biba pas plagëve të marra u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.