MENU
klinika

Deklarata

Qëlloi me bojë Ramën/ Balla: Do kërkojmë që Paloka të…

14.02.2019 - 12:14

“Një turp i madh ajo që ndodhi në Kuvend”, kështu është shprehur kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla për situatën e krijuar ditën e sotme në Kuvend.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka qëlloi sot gjatë seancës me bojë kryeministrin Rama.

Balla theksoi se PS nuk mund të tolerojë më që ai që goditi të vazhdoë të jetë në postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Në një deklaratë për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Balla ka thënë se “Në seancën e ardhshme PS do të depozitojë kërkësën për shkarkimin nga posti të Edi Palokës”.

“Gjithcka u bë në një seancë solemne si është momenti i votimit të marrëveshjes për anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe në prezencën e një miku të vyer jo se është kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut por se është personalitet i rëndësishëm i shqiptarësisë.

Berisha ia ka marrë dorën që cadrën ta bëjë pistoletë dhe shiringën ta bëjë stilograf. Të bëhen hetimet për turpin që kreu nënkryetari i Kuvendit. Më lejoni tu them se grupi i PS nuk duron më që nënkryetari të jetë Paloka dhe në seancën e ardhshme do depozitojmë kërkesën për shkarkimin”- tha ai.