MENU
klinika

Qeveri dhe Parlament legjitim

Qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër? Delegacioni i PE përgjigje të prerë

28.02.2019 - 11:14

Gjatë konferencës për shtyp, delegacioni i PE-së u pyet nga gazetarët në lidhje me kërkesën e opozitës për një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

Në lidhje me këtë kërkesë, kreu i delegacionit dha një përgjigje të prerë.

Ai tha se duhet të respektohet rezultati i zgjedhjeve dhe se parlamenti e qeveria janë legjitime.

“Ne e kemi diskutuar këtë ide, mendimi im është që parlamenti është zgjedhur në mënyrë të ligjshme, ju keni një qeveri legjitime dhe mendoj që përqëndrimi te ideja e një qeverie të përkohshme do të dëmtonte përqendrimin që duhet të keni për hapjen e negociatave. Përgatitja për qeshorin do të thotë pajtim dhe unitet kombëtar dhe si e thashë kjo është puna juaj”- tha Kryesuesi i delegacionit të PE, Tunne Kelam.