MENU
klinika

Parapritë e protestës së 16-Shkurtit

Qytetarët e Tiranës para Bashkisë/ Kërkojnë largimin e Ramës dhe Veliajt

07.02.2019 - 18:24

Kur protesta e madhe është paralajmëruar nga opozita me 16 shkurt, në këto momente, një tjetër protestë po zhvillohet para godinës së bashkisë së Tiranës.

Dhjetëra qytetarë kanë kërkuar largimin e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa u shprehën se politikanëve të korruptuar iu ka ardhur dita për t’u larguar nga vendi.

banoret dita e 13 e protestes
banoret dita e 13 e protestes

Me pankarta në duar “E duam bashkinë pa Erion Velinë”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën, “E duam Shqipërinë pa Erion Velinë”, ata u shprehën se përballja e madhe me qeverinë do të jetë ajo e 16 shkurtit.

Qytetarët e Tiranë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës, duke protestuar në qendër të Tiranës.

Për më shumë se 30 minuta, protestuesit kanë bllokuar rrugën mes bashkisë së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar, duke hedhur parulla kundër qeverisë, si shkaktare për jetën gjithnjë e më të vështirë e më të shtrenjtë në Tiranë.