MENU
klinika

Safranbolu ruan të paprekura fillesat

Qytete të vjetra për vizitorë të rinj

24.02.2019 - 15:50

Safranbolu, një ndër qyetetet që dëshmon më së miri arkitekturën tipike turke, ështe klasifikuar në listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore, UNESCO.

Qyteti, një muze në qiell të hapur, përbëhet nga dy zona kryesore, të vendosura përgjatë shpateve të një lugine të gjerë: Qyteti (sehir) dhe lugina (baglar). Parë nga lart, Hıdırlık Hill është vendi i përsosur. Pas orësh në gjurmët e kulturës autoktone në lagjen e vjetër, rruga merr drejt Çarshisë historike të Safranbolut. Restorantet që gjenden lehtësisht përgjatë rrugëve të vjetra të qytetit, janë një vend i preferuar për turistët. Ato të krijojnë përshtypjen e një banketi tipik, ku gjen gjithçka: erëza, supë me oriz, ëmbëlsira dhe pjatat e traditës turke.

Shafrani, erëz që në Turqi mund të përdoret për çajin apo sherbetin, u shton aromën edhe gatimeve të peshkut – është ndër erëzat më të përdorura në gatimet vendase. Ndalesa e ardhshme është Jemeniciler Arastası (Jemeniciler Bazaar) – e njohur si Lonca Bazaar. Pazari, që përbëhet nga 48 ndarje të mëdha, u ndërtua në vitin 1661 nga Mehmet Pasha, është një nga pjesët më karakteristike të qytetit.

Stili i shtëpive të vjetra

Ndërsa vazhdoni të eksploroni rrugët e ngushta të qytetit, është e pamundur të mos ndjeni diçka nga shpirti i këtij qyteti të vjetër. Shtëpitë e vogla, duket sikur ua lënë hapësirën e tyre rrugëve, për kopshtet e mëdha plot gjelbërim. Urat e vogla që bashkojnë brigjet e lumit Akarsu, të ngjasojnë me butonat e një këmishe. Përveç ndërtesave historike, siç janë: shtëpia e Guvernatorit (Kaymakamlar Evi), kisha e Shën Stefanit (xhamia Ulu), xhamia e Vjetër etj., në Safranbolu duket sikur koha ka ndalur. Më së shumti do të doja të tërhiqja vëmendjen në rezidencën e pishinës Asmazlar.

Kjo rezidencë e vjetër në Safranbolu, që është e pajisur me pishinën e vet. Pishinat, këtu janë të vendosura brenda ndërtesës. Salla e pishinës, në brendësi të kësaj ndërtese madhështore, dikur shërbente si një vend për për t’u çlodhur burrat. Shtëpitë e zonës janë ndërtuar në harmoni me formën e rrugëve. Katet e tyre përdhese janë bërë me gurë, të ndërtuar në mënyrë rigoroze në përputhje me kufijtë e rrugës. Sekreti i kateve më të larta është mjaft i thjeshtë, megjithatë, trarët mbështetëse janë ndërtuar në rrugë. Falë kësaj teknike, dhomat e katit më të lartë përfaqësojnë hapësirat e banimit. Sallat e këtyre shtëpive në dhomat e kateve të para, kishin një përdorim të gjerë si ambiente të përbashkëta. Dhoma me pamje më të bukur, gjithmonë ishte e rezervuar për miqtë. Ato kishin dritare plot zbukurime artizanale. Gjendja ekonomike e një familjeje, përcaktohej me sasinë dhe cilësinë e mobilieve prej druri që zotëronin.

Mënyra e jetesës

Tradita dhe detajet arkitekturore në Safranbolu, lidhen ngushtë me shtresat sociale të shoqërisë. Për shembull, nëse një familje e pasur kishte mundësinë për të ndërtuar murin e brendshëm të oborrit, ndërtimi do të përfshinte edhe ndërhyrjen në muret e jashtme. Ndërtimet me dritaret përbri njëra-tjetrës, duket sikur janë enkas për sa më shumë privatësi. Larg nga sytë e kureshtarëve, siguria e plotë është vetëm brenda mureve…

Shumica e atyre që jetonin në Safranbolu gjatë periudhës otomane, kishin edhe shtëpi të dyta afër zonës Baglar. Pavarësisht se ndodhet vetëm tre kilometra nga qendra, shumica e shtëpive në këtë zonë janë përgjithësisht shumë më të qeta, me kopshte të mëdha dhe të mirëmbajtura. Për të shijuar një shëtije në zonë, thjesht ecni nëpër rrugët e mbushura me gjelbërim, para se të uleni nën hijen e një peme, për të shijuar një gotë çaj.

Disa prej shtëpive të vjetra të shekullit të katërt, kanë mbetur pothuajse të paprekura deri në ditët e sotme. Gdhendjet prej druri që mbulojnë muret dhe tavanet e kanë ruajtur hijeshinë. Siç tregojnë pronarët e tyre, vetëm tavani kërkonte punën e nëntë zejtarëve dhe një punë prej më shumë se 45 ditë. Shtëpia Kavusturucular, një nga shtëpitë më të vjetra në qytet, që atëherë e kthyer në hotel, numëron shumë klintë të famshëm. Me një pamje orijginale dhe të magjishme, Safranbolu e mbrojtur nga UNESCO, është shumë e pasur në traditat e saj të vjetra, jetën shoqërore dhe historitë që e rrethojnë.

Për ata më kuriozët, mjafton një bisedë me tregtarët dhe vendasit, apo të përgjojnë në tryezat përreth, ulur në një qoshe dhe duke vëzhguar. Kaq do të mjaftonte, si thoni?